Home » El Clasico »
Guardiola: Reali do të luaj për fitore!

Trajneri i Barcelonës kas zbuluar që Alexis Sanchez është në dyshim dhe sipas të gjitha gjasave do të mungoj në El Clasico.
Reprezentuesi kilian pësoi një lëndim në humbjen kundër Chelseas në Ligën e Kampionëve, dhe sipas trajnerit katalanas, Sanchez ka shumë mundësi të mos luaj nesër.
” Ai ka stërvitur sot. Por dje ai kishte shumë dhimbje. Ai është në dyshim për ndeshjen e nesërme” ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp.
Barcelona hynë në El Clasico me katër pikë larg nga lideri i tabelës.
Duke marrë parasysh që pas kësaj ndeshje do të mbeten vetëm edhe katër xhiro deri në fund, shumë analist mendojnë që Mourinho do të udhëtoj në Camp Nou për një barazim, por Guardiola nuk e pranon një gjë të tillë.
” Unë besoj që Real Madridi do tëprovoj ta fitoj ndeshjen. Mirëpo çfarëdo që të ndodhë në El Clasico, ne tashmë jemi fitues[pasi ngushtuam distancën prej 10 pikësh]. Ne kemi bërë atë që duhej të bënim.”
” Megjithatë objektiv i yni është ta fitojmë ndeshjen dhe ta shtyjmë sa më shumë që mundemi festën e Realit” përfundoi Guardiola.

