Guardiola: Real Madrid, urime titulli!

 



Trajneri i Barcelones, Pep Guardiola, ka mbajtur fjalën duke uruar Real Madridin, pas fitores së arritur në Camp Nou.

Guardiola e uroi kundërshtarin pas ndeshjes në Camp Nou,.

” Së pari, dua të uroj Real Madridin për fitoren sonte dhe konfirmimin e titullit në La Liga.”

” E kontrolluam pjesën më të madhe të ndeshjes, kontrolluam kundërsulmet e Realit, ata nuk krijuan shumë raste, por…”

” Ndihem keq për tifozët. Lojtarët dhanë gjithçka, por nuk ia arritëm fitoren.”

” Por tani duhet të relaksohemi pak dhe të rikthehemi tek Chelsea. Duhet të provojmë të gjejmë shpirtin e duhur për të provuar kualifikimin në finale.”