Formula 1: Vettel fiton në Bahrein
Kampioni në fuqi, Sebastian Vettel, është fitues i garës së katërt të sezonit në Formula 1 që u zhvillua në Bahrein.
Sebastian Vettel, për të cilin kjo ishte fitorja e parë ketë vit, garën në Bahrein e kaloi për kohë prej 1:35:16.990 orë, duke lënë pas vete Për tre sekonda Kimi Raikonnenin që u rendit i dyti.
Pas kësaj fitore, Vettel merr kryesimin në garën për pilot me 53 pikë, katër pikë më shumë se Hamilton që tani mbetet i dyti.


