Home » Futboll »

Bayern Munich është fitues në Bernabeu!

 



Ndeshja edhe pas 120 minutash lojë përfundoi në 3-3 pas dy ndeshjeve, ndërsa fituesi u përcaktua pas penalltive, ku skuadra bavareze ishte fitimtare.

Vetëm pas pesë minutash lojë u akordua penallti në favor të Real Madridit, pasi Alaba luajti me dorë brenda zonës.
I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Cristiano Ronaldo.
Sulmuesi portugez dyfishon shifrat në minutën e 14-të, pas asistimit nga ana e Mesut Ozil.

Por gjermanët ashtu siç e dimë nuk dorëzohen lehtë. Në minutën e 27-të akordohet një tjetër penallti, kësaj here në favor të bavarezëve. Nga pika e bardhë Arjen Robben shënon gol duke çuar shifrat në 2-1.

Në vazhdim të takimit, ishte skuadra gjermane që kishte më shumë nga loja. Ajo e diktonte tempon e lojës

Edhe në pjesën e dytë ishim dëshmitar të një loje të hapur, me Bayernin që vazhdonte të kishte diçka më shumë nga loja.

Por edhe pse të dyja skuadrat i krijuan raste për gol, nuk arritën të shënonin asnjëra.

Në fund rezultati në 90 minuta lojë ishte 2-1 për Realin, ndërsa 3-3 pas dy ndeshjeve, çka do të thotë se duheshin vazhdimet.

Në pjesën e parë të vazhdimeve, te dyja skuadrat ishin të përqendruara në mesfushë, pasi asnjëra prej tyre nuk donin të rrezikonin, ndërsa filloi të vërehej edhe lodhja te lojtarët.
Pjesa e parë e vazhdimeve u mbyllë në barazim.

Edhe në pjesën e dytë, nuk pamë ndonjë rast për gol, kështu që fituesi u vendos nga penalltitë.

Pas ekzekutimit të penaltive ishte skuadra e Bayern Munich që doli fitimtare duke iu bashkuar Chelseas në finalen e madhe të 19 Majit që zhvillohet në Allianz Arena.