Home » Futboll »

Terry kërkon falje për kartonin e kuq!

 



Kapiteni i Chelseas, John Terry, u ka kërkuar falje bashkëlojtarëve të tij për kartonin e kuq në Camp Nou, por ishte u lumtur me finalen.

John Terry u ndëshkua direkt me kartonin e kuq në minutën e 37-të të ndeshjes, pasi e goditi Alexis Sanchez në shpinë, çka do të thotë që ai do të mungoj në Munich.

” Sanchez ishte i vrullshëm ndaj meje disa herë. Unë shikova xhirimet dhe nuk dukej aq rëndë ajo goditje, por unë nuk jam ndonjë lojtar që bëjë diçka qëllimisht” tha Terry pas ndeshjes.

” Mendoj që i lashë keq shokët e mi, por dua tu kërkoj falje atyre, e poashtu dua tu kërkoj falje tifozëve të Chelseas.”

“Në aspektin personal më vjen keq që nuk do të jem pjesë e finales, por sinqerisht jam i lumtur për klubin, pasi e meritonim finalen.”