Heynckes: Kjo ishte natë magjike!

Trajneri bavarez ishte shumë i lumtur me arritjen në finale, por nuk la pa përmendur mungesat që do të ketë skuadra shkaku i supendimeve.
“Ishte një natë magjike. Ne kishim një problem të madh në 15 minutat e parë të takimit. Pastaj ekipi i kaloi ato vështirësi dhe e dominuam vazhdimin e takimit” tha Heynckes pas ndeshjes.
” Thjeshtë ishim senzacional. Kjo është një fitore shumë e veçantë për Bayernin.”
“Nuk më vjen mirë që kemi humbur tre nga lojtarët tanë më të mirë. Badstuber ka bërë një sezon të jashtëzakonshëm. Alaba është i veçantë nga krahu i majtë dhe Luiz Gustavo ka luajtur shumë mirë javët e fundit. Ata janë të lumtur që arritëm finalen, por në të njëjtën kohë ndihen keq që nuk do të jenë protagonist në të. Ata do të na mungojnë në finale” përfundoi Jupp Heynckes.

