Mourinho: Bayern, ekip i madh!

Strategu portugez nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij për eliminimin e Realit nga Liga e Kampionëve, por ka shtuar që nëse fitojnë La Ligën ata kanë bërë një hap para.
“Djemtë ishin fantastik kundër një ekipi ti madh sikur Bayerni që luajti shkëlqyeshëm. Te rezultatin 2-1 të dyja ekipet kishin frikë mos bënin ndonjë gabim të rëndë. Ky është futbolli- kjo është jeta” ka thënë Mourinho pas ndeshjes.
“Ne dëshiruam finalen. Më vjen keq për lojtarët e mi, më shumë se sa për veten, por duhet të jemi të fortë. Vitin e kaluar ne e fituam Kupën e Mbretit, ndërsa këtë vit nëse e fitojmë La Ligën, kjo do të thotë se kemi përparuar” përfundoi Mourinho.

