Home » Futboll »

Berlusconi planifikon të largoi Allegrin dhe gjysmën e skuadrës!

 

Pronari i AC Milan Silvio Berlusconi po planifikon që të bëjë zgjidhje në San Siro e që do të rezultoi me shkarkimin e Massimilioano Allegrit si trajner dhe largimin e gjysmën e skuadrës momentale

Ish kryeministri Italian e ka të ditur se Rossonerët do të përfundojnë sezonin pa trofe, duke u larguar nga garat Evropiane prej Barcelonës, të eliminuar nga Kupa e Italise prej Juventusit dhe tani që gjinden tri pikë më pak se Bianconerët për garën e Scudettos.

Si pasojë, Allegri tani më do të humb punën e tij që e morri gati para një viti, duke e udhëhequr Milanin për të fituar titullin, por raportet pohojnë se Berlusconi gjithmonë ka qenë skeptik se 46-vjeqari meriton të jetë trajner.

Përveç kësaj, Berlusconi pritet të largoi gjysmën e lojtarëve të skuadrës momentale për shkak të moshës së tyre, dhe pritet që të freskoi skuadrën me shtatë apo tetë lojtarë të rinj.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento