Cristiano Ronaldo më i mirë se Lionel Messi!
Jose Mourinho mendon që Cristiano Ronaldo këtë sezon është lojtar më i mirë se Lionel Messi.
Dy yjet në fjalë gjatë kësaj jave kanë huqur penaltitë vendimtare për ekipet e tyre në kuadër të ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, por Mourinho i ka dal në mbrojtje Cristiano Ronaldos.
“Cristiano Ronaldo është një lojtar fantastik. Nuk dua të bëjë krahasim në mes tij edhe Messit, po flasim për dy super lojtar. Por unë them që Cristiano është më i miri” tha Mourinho.
Mourinho poashtu ka sulmuar federatën spanjolle të futbollit që nuk mori një vendim për shtyrjen e El Clasicos, pasi sipas tij kjo është arsyeja pse ne nuk do të shohim një finale ndërmjet Realit dhe Barçes
“Të dyja ato [Bayern dhe Chelsea] luajtën me formacionet e dyta në vikend, ndërsa ne kishim para vetes përballjen e vitit. Nëse ajo ndeshje do të shtyhej në finale do të ishim ne dhe Barça.”
“Është vështirë të luftosh në dy fronte. Ne dhe Barça jemi jashtë ndërsa në finale do të luaj vendi i pestë në Premier Ligë [Chelsea] kundër vendit të dytë në Bundesligë [Bayern] që është dhjetë pikë larg liderit të tabelës” përfundoi Mourinho.


