Guardiola u thotë lojtarëve të tij: Do të largohem nga Barça!
Trajneri i Barcelones Pep Guardiola ka informuar skuadrën që ai do të largohet në fund të sezonit.
41-vjeçari ka drejtuar skuadrën katalanase për katër vite, ndërsa tani mendohet se ai dëshiron të pushoj një vit nga futbolli.
Guardiola ka fituar plotë 13 tituj që nga emërimi i tij në krye të Barcelones, duke përfshirë këtu tre tituj në La Liga dhe dy trofe të Ligës së Kampionëve.
Një konferencë për media do të mbahet në orën 13:30, kur edhe zyrtarisht pritet që Guardiola të publikoj vendimin për largimin e tij.


