Juve paralajmëron Realin: Vidal nuk është në shitje!

Los Blancos besohet që dëshirojnë blerjen e reprezentuesit kilian gjatë verës, por zonja e vjetër nuk ka asnjë qëllim që ta shes mesfushorin e tyre.
Drejtori i Juventusit, Guiseppe Marotta ka zbuluar që Real Madridi ka shfaqur interesim për blerjen e mesfushorit Arturo Vidal, por ka shtuar që 24-vjeçari nuk është në shitje për asnjë çmim.
“Është e vërtetë që Reali ka kontaktuar agjentin e tij, por ai nuk është në shitje. Unë ia kam bërë të qartë agjentit të tij, por edhe Real Madridit në mënyrë indirekte që Vidal nuk është i disponueshëm në treg” ka thënë Marotta.
“Nuk është çështje negociatash rreth një transferimi të tij. Arturo Vidal është lojtar kyç për Juventusin tani dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen. Fundi i tregimit” përfundoi Marotta.

