Home » Futboll »

Pse mungoi Messi në konferencën për shtyp të Guardioles?!

 

Lionel Messi shumë emocionalisht ka shpjeguar mungesën e tij në konferencën për shtyp të Pep Guardioles, ku trajneri katalanas konfirmoi vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona.

Në konferencën e mesditës në audiencë ishin shumica e lojtarëve të Barcelonës mirëpo ra në sy mungesa e sulmuesit argjentinas.
Lionel Messi përmes një mesazhi postuar në faqen e tij personale në Facebook ka arsyetuar mungesën e tij.

“Unë dua të falënderoj përzemërsisht atë për gjithçka që më ka dhënë ai mua, si në karrierën profesionale, poashtu edhe në jetën private” ka shkruajtur Messi në faqen e tij në Facebook.

“Mirëpo për shkak të emocioneve që kisha, preferova të mos jem i pranishëm në konferencën e Pep Guardiolës, sepse e dija që mediat do të përqendroheshin në fytyrat e pikëlluara të lojtarëve dhe kjo është ajo që unë nuk doja ta shihnin të tjerët. Preferova të isha vetëm në këto momente.”

SportShqip.com