Reagimet nga bota e futbollit pas vendimit të Guardioles për largim nga Barça!

Pas shumë muajve me spekulime, Pep Guardiola njoftoi të Premten vendimin e tij për largimin nga drejtimi i klubit në fund të sezonit.
Figura prominente nga bota e futbollit i kanë kushtuar vëmendje të veçantë arritjeve të tij si trajner i Barçes.
SportShqip.com u sjellë disa nga reagimet që iu kushtuan Guardioles.
“Bravo Guardiola. Ti na dhurove futbollin që nuk e kishim parë kurrë më parë! Magjike….” shkroi në rrjetin social Twitter, ish-lojtari i Manchester United Gary Neville.
“Duhet ta falënderojmë Guardiolen për këto vite të mëdha me futboll që na dhuroi ai me Barcelonën. Shumë vështirë do ta ketë ku do që të shkoj. Ose duhet ta marrë me vete Messin” ishte reagimi i legjendes holandeze Ruud Gullit.
“Faleminderit shumë për gjithçka Pep. Ti na mësove rrugën. Të përqafoj shumë” ishte mesazhi i përcjellur nga kapiteni i Barçës Carles Puyol.
Shoku i tij në qendër të mbrojtjes te Barça, Gerard Pique kishte një mesazh pothuajse të njëjtë në Twitter.
” Faleminderit Pep që na ke dhënë aq shumë… Katër vite me fitore, kohë të lumtura dhe mbi të gjitha mësim për futbollin.”
“Ti arrite majën e futbollit dhe do të qëndrosh përgjithmonë atje. Ne të jemi përjetësisht mirënjohës. Faleminderit Pep” ishte mesazhi që e la Thiago Alcantara.
“Mendoj që filozofia e Barcelonës do të thotë më shumë se fitorja apo humbja e një kampionati dhe Guardiola ishte ai që reprezentoi këtë filozofi, që u dëshmuar të ishte triumfuese. Do të doja që ai të mbetej te Barça edhe më tutje por…” ishte reagimi nga Arsene Wenger.
“Dua të falënderoj përzemërsisht Pep, për gjithçka që më ke dhënë në karrierën time. Jam shumë i emocionuar që po shkon…” mesazhi nga Lionel Messi në rrjetin social Facebook.
“Ai e di çka bënë. Ai është fantastik. Ai kishte një sukses mahnitës dhe ka vendosur atë çfarë ai mendon që është më e mira për të. Mendoj që ai është model për menaxherët e rinj” ishte mesazhi i trajnerit të Chelseas Roberto Di Matteo.

