Home » Futboll »

Villas-Boas te Barcelona?!

 

Villas-Boas

Ish-trajneri i Chelseas, Andre Villas-Boas, ka informuar Barcelonën që ai është i gatshëm për të qenë pasardhës i Pep Guardioles te Barcelona.

Besohet që Villas-Boas ka kontaktuar drejtuesit e Barçes jozyrtarisht, për tua bërë me dije që ai është i gatshëm për të diskutuar një marrëveshje të mundshme, nëse katalanasit janë të interesuar për të.

Trajneri portugez deri tani ishte lidhur me një kalim te Interi, por tani raportohet se qëllimi i tij është stoli i Barcelonës, ku për rival do ta kishte mentorin e tij, Jose Mourinho.

Mirëpo, favorit absolut për të marrë drejtimin e Barcelones mbetet Marcelo Bielsa.