Chelsea nënshkruan me Marko Marin
Chelsea ka njoftuar përmes faqes zyrtare të klubit se ka blerë mesfushorin e Werder Bremen, Marko Marin.
23-vjeçari i cili do të bashkohet me Chelsean që nga Qershori, besohet që i ka kushtuar bluve rreth 8 milion euro.
Në komunikatën e lëshuar në faqen zyrtare të Chelseas thuhet:
“Chelsea ka arritur një marrëveshje me Werder Bremen, për transferimin e 23-vjeçarit Marko Marin. Të dy klubet kanë gjetur një marrëveshje, ndërsa Chelsea ka arritur edhe marrëveshje personale me lojtarin. Marin, i cili është reprezentues gjerman, do të bashkohet me Chelsean gjatë verës.”

