Home » Futboll »

Del Bosque: E kuptoj Guardiolen!

 



Përzgjedhësi i kombëtares spanjolle, Vicente Del Bosque, ka shprehur simpatinë e tij për Pep Guardiolen, pas vendimit që ai ka marrë për largimin e tij nga Barcelona në fund të sezonit.

41-vjeçari gjatë ditës së Premte njoftoi për largimin e tij nga Barça në fund të sezonit, duke u arsyetuar që ai tashmë ndien lodhje pas një periudhe 4-vjeçare në drejtim të klubit ku ai fitoi plotë 13 trofe.

” Pep ka marrë një vendim dhe nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër pos ta pranojmë atë që ai ka bërë” tha Del Bosque.

“Ai mendon se ajo është gjëja më e mirë për të dhe për Barçën. Unë e kuptoj atë dhe i uroj të gjitha të mirat.”

Del Bosque më pas u shpreh edhe në lidhje me sulmuesin spanjoll Fernando Torres.

“Një rikthim i Fernando Torresit? Unë kam kohë të vlerësoj situatën e tij dhe të marrë një vendim për të. Ai është në konkurrencë me lojtar që po ia dalin mirë. Do të mundohem të jem sa më realist.”