Home » Futboll »

United kërkon Shinji Kagawa

 



Reprezentuesi japonez nuk ka arritur marrëveshje për vazhdim të kontratës me Dortmundin, ndërsa djajtë e kuq janë të gatshëm për blerjen e tij.

Manchester United pritet që gjatë verës të bëjë një ofertë për yllin e Borussia Dortmund, Shinji Kagawa raportojnë mediat gjermane.
Dortmund nuk ka arritur të gjejë një marrëveshje për rinovimin e kontratës me yllin e skuadrës dhe i ka humbur shpresat për ta mbajtur mesfushorin në skuadër.

United është i gatshëm ti ofroj Kagawas një kontratë tre-vjeçare, me rrogë javore £95,000 raporton e përditshmja gjermane Bild.

Besohet që mesfushori japonez vlerësohet nga klubi £12 milion, kjo pasi që kontrata e tij përfundon vitin tjetër.

Manchester United është në kërkim të një mesfushori kreativ dhe tani Kagawa është shtuar në listën e dëshirave të tyre, aty ku janë edhe Luka Modric dhe Eden Hazard.