Home » Futboll »

Fiton Chelsea, rikthehet El Ninho!

 


Chelsea ka shkatërruar QPR-në duke e mundur me rezultat të thellë 6-1, me Fernando Torres që shënoi het-trikun e parë në fanellën e bluve.

Blutë kaluan në epërsi që në minutën e parë kur Daniel Sturridge shënoi për 1-0. Në minutën e 13-të kapiteni John Terry dyfishoi epërsinë e Chelseas.

Vazhdimi i takimit i takoi sulmuesit spanjoll Fernando Torres, i cili arriti të shënoj het-trikun e parë që prej transferimit të tij te Chelsea. Torres shënoi në minutat 19′ 25′ dhe 69′.

Florent Malouda (80′) shënoi për 6-0, ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Dribriel Cisse (84′).

Me këtë fitore Chelsea arrin në kuotën e 61 pikëve, vetëm një pikë larg vendit të katërt.