Home » Futboll »

Magath: Raul më i mirë se Ribery dhe Robben!

 



Trajneri I Wolfsburgut, Felix Magath, është i mendimit që ikona e Real Madridit është lojtari më i mirë i huaj që ka luajtur në Bundesligë.

Magath i cili kishte nënshkruar me Raulin kur ishte në krye të Schalkes në verën e vitit 2010, ka vetëm lëvdata për legjenden spanjolle.

“Mendoj që ne kurrë nuk kemi parë një lojtar të huaj më të mirë në Bundesligë. Edhe nëse e krahasoni atë me lojtar si Ribery apo Robben, ai është lojtar i një niveli tjetër” tha Magath.

“Ai është një ndër lojtarët e paktë që është i vetdijshëm për atë që bënë. Për këtë arsye atij i nevojitet shumë pak hapësirë, sepse ai gjithmonë është një hap para kundërshtarit.”

“Fakti që e josha Raulin të vij në Bundesligë është një arritje e madhe në karrierën time” përfundoi Magath.