Home » Futboll »

Redknapp nuk e di të ardhmen e Modric

 

Një ditë pasi Gareth Bale deklaroi që ai mund të largohej nëse skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve, trajneri i Spurs ka pranuar që ai nuk e di nëse Luka Modric do të qëndroj në White Hart Lane.

26-vejçari ishte shumë pranë Chelseas verën e kaluar por Spursat arritën ta mbajnë në ekip. Por me Bale që deklaroi se do të largohet nëse nuk sigurojnë Ligën e Kampionëve, Redknapp ka thënë se nuk e di as të ardhmen e Luka Modric.

“Vitin e kaluar ishte shumë me rëndësi që arritëm ta mbajmë në klub Luka Modricin” tha Modric.

“Nuk mendoj që mund të bëjmë njejtë edhe me njerëz si Gareth Bale. Ata janë të ndryshëm.”

“Por do të gënjeja nëse do të thoja që Luka Modric do të qëndroj në Tottenham. Nuk e di të ardhmen e tij”përfundoi Redknapp.