Home » Futboll »

Fiton Manchester City, merr kryesimin e tabelës!

 

City është fitues i derbit të qytetit të Manchesterit.

Në ndeshjen e zhvilluar në Etihad Stadium ishim dëshmitar të një loje të bukur me raste të shumta nga të dyja skuadrat.

Golin e vetëm të takimit e shënoi kapiteni i Manchester Cityt, Vicent Kompany në minutën e fundit të pjesës së parë.

Me këtë fitore dy xhiro para fundit të kampionatit, Manchester City ngjitet në krye të tabeles me 83 pikë aq sa ka edhe Manchester United, por ‘pasanikët’ kanë goldallim më të mirë.