Ganso: Neymar, gjeniu i futbollit!

Ylli i Santosit Ganso, e ka quajtur shokun e tij të skuadrës si gjeni të futbollit, ndërsa ka shtuar që Neymar është profet, pasi parashikoi që do të shënonte het-trik kundër Sao Paolo.
Super talenti 20-vjeçari shënoi tre golat e Santosit në fitoren e tyre 3-1 përballë Sao Paolo të Dielen mbrëma. Duke folur pas ndeshjes Ganso u shpreh në lidhje me ndikimin që ka në skuadër shoku i tij Neymar.
“Neymar është gjeniu i futbolli. Ai gjithashtu është profet sepse parashikoi që do të shënonte tre gola para ndeshjes” tha Ganso.
” Edhe njëherë ai ka bërë që tifozët të jenë të lumtur, duke shënuar tri gola dhe njëherit duke na siguruar finalen.”

