Mourinho kërkon largimin e Zinedine Zidane nga Real Madridi?!
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho do të provoj që ta largoj nga posti i drejtorit sportiv francezin Zinedine Zidane.
Sipas burimeve të Cadena SER Mourinhos nuk po i pëlqen francezi sepse sipas tij nuk bënë asgjë dhe nuk thotë asgjë.
Mourinho kishte menduar që Zizou do të ndihmonte atë kur ai të përplasej me mediat dhe gjyqtarët, por francezi nuk e ka ‘hapur’ gojën fare, e kjo nuk i ka pëlqyer Mourinhos aspak.
Raportohet poashtu se Jose Mourinho e ka përkrahjen e plotë të Presidentit Florentino Perez, i cili vitin e kaluar kishte larguar Jorge Valdanon pikërisht pas kërkesës që ia kishtë bërë Mourinho për një veprim të tillë.


