Gerrard mirëpret emërimin e Hodgson në krye të kombëtares angleze!

Kapiteni i Liverpoolit ka thënë që është me rëndësi që trajneri të ri të kombëtares ti jepet rasti ti shpreh aftësitë e tij.
Steven Gerrard kishte punuar me trajnerin 64-vjeçar gjatë sezonit 2010/11 kur Hodgson ishte në krye të klubit nga Anfield, si pasardhës i Rafael Benitez.
“Unë kam punuar me Roy Hodgson. Ai është njeri i mirë dhe menaxher i mirë” ka thënë Gerrard për Press Association Sport.
“Është e rëndësishme që atij iu dha rasti dhe unë jam duke shikuar përpara se si të punoj me të përsëri.”
Më herët gjatë ditës, në konferencën kur u bë zyrtare emërimi i Hodgson në krye të kombëtares angleze, trajneri 64-vjeçar u pyet nëse Gerrard do të jetë kapiteni i ri i kombëtares.
“A do të jetë Gerrard kapiten i Anglisë? Kjo është një gjë që duhet ta mendojmë me kujdes. Është një ndër gjërat kryesore për të cilat do të mendoj në ditët e ardhshme” tha Hodgson.

