Ibrahimovic: Jam sikur Vera e Mirë – Sa më shumë që plakem, aq më i mirë bëhem!

Sulmuesi 30-vjeçar mendon që ai është duke kaluar momentin më të mirë në karrierë, ndërsa beson që ai ka bërë një ‘punë fantastike’ për Rosonerët këtë sezon.
Zlatan Ibrahimovic e ka krahasuar veten me Verën e Kuqe duke thënë që sa ma shumë që plaket aq ma i mirë bëhet. Ibrahimovic me dopietën e realizuar në fitoren 4-1 kundër Siena, ka shkuar në shifrën e 26 golave këtë sezon në Serie A.
“Jam sikur Vera e Kuqe e mirë. Sa më i vjetër jam, aq më i mirë bëhem” deklaroi Ibrahimovic.
Ibrahimovic ka insistuar që ai është duke menduar vetëm për Milanin, të cilët momentalisht janë tri pikë larg Juventusit, duke thënë që do të luftojnë për ti fituar tri ndeshjet e mbetura, duke shpresuar në hap false të Juves për ta mbrojtur titullin.
“Mendoj që i kam thyer të gjitha rekordet personale këtë sezon, kështu që do të ishte shumë bukur nëse do ta fitojmë kampionatin. Nuk dua të mendoj që nuk do të fitojmë asgjë. Janë edhe tri ndeshje dhe do të bëjmë gjithçka për ti fituar ato. Nuk do të dorëzohemi.”

