Home » Futboll »

Villas-Boas te AS Roma?

 



AS Roma është shumë pranë emërimit të Andre Villas-Boas në krye të stolit, pasi trajneri i tanishëm Luis Enrique i ka thënë klubit që dëshiron të largohet nga klubi.

Ish-trajneri i Chelsea është zgjedhja numër një e klubit nga Serie A për ta zëvendësuar Luis Enriquen që siç duket do të largohet nga Roma në fund të sezonit.

Sipas Goal.com Luis Enrique tashmë ka informuar menaxherin gjeneral Franco Baldini dhe drejtorin Walter Sabatini që ai do të largohet në fund të sezonit.

Ndërsa pas largimit të spanjollit, raportohet që Roma tashmë ka arritur marrëveshje me Villas-Boas i cili më herët gjatë këtij viti u shkarkua nga Chelsea.

Sipas këtyre burimeve klubi romak i ka ofruar Villas-Boas kontratë tri vjeçare. Roma kishte biseduar me Villas-Boas edhe në kohën kur portugezi ishte në krye të Portos, por në atë kohë problemi kryesor ishte klauzola prej 15 milion euro që ishte e vendosur në kontratën e tij.