Guardiola: Real Madridi meritoi të bëhej kampion!

Pep Guardiola ka shprehur mendimin e tij duke deklaruar që Real Madridi e meritoi titullin në Primera Division, ndërsa ka shtuar që Barça duhet të bëjë diçka të jashtëzakonshme për ti mposhtur Los Blancos.
Katalanasit momentalisht janë shtatë pikë mbrapa Real Madridit, ndërsa trajneri katalanas mendon që tani duhet më shumë se një punë e mirë pët të fituar kundër Realit.
“Reali meriton të jetë kampion sepse kanë fituar aq shumë pikë. Ne duhet të mendojmë si të përmirësohemi për ti mposhtur ata përsëri” ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp.
“Për ta mposhtur Realin, nuk mjafton vetëm të jesh i mirë, duhet të bësh më shumë se një punë të madhe. Ata janë shumë të fortë.”

