Home » Futboll »

VIDEO: Goli i Wayne Rooney, më i miri në histori të Premier Ligës

 


Goli i sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney, shënuar kundër Manchester Cityt në Shkurt të vitit 2011 është votuar si goli më i mirë në Premier Ligë.

Në një sondazh ku morën pjesë votues nga e gjithë globi goli i Wayne Rooney u votua si goli më i bukur në Premier Ligë duke grumbulluar 26% të votave.
Në vendin e dytë ishte goli i Dennis Bergkamp shënuar kundër Newcastle në vitin 2002, ndërsa Thierry Henry fitoi vendin e tretë për golin që e shënoi kundër Manchester United në vitin 2000.

Duke folur pas çmimit të fituar Rooney u shpreh: “Unë u rrita duke shikuar Premier Ligën, e të fiton çmimin ‘Goli më i mirë në histori të Premier Ligës’ është një ndjenjë e madhe’. Janë shënuar aq shumë gola të bukur, gola që i kam shikuar në TV si fëmijë: golat e Alan Shearer, Paulo Di Canio, Tony Yeboah apo David Beckham. Të jem në garë me ta dhe të fitoj çmimin me të vërtet do të thotë shumë për mua. Ndihem shumë krenar. Duke ti falënderoj të gjithë ata që votuan për mua.”

Goli i shënuar nga Wayne Rooney vs. Manchester City

[vsw id="rEJNDno0cbU" source="youtube" width="460" height="344" autoplay="no"]