Home » Futboll »

Allegri: I vetmi ekip që mund të humb diçka është Juventusi!

 

Trajner i AC Milanit ka provuar që edhe më shumë të shtoj presionin te Juventusi, pas barazimit befasues të zonjës së vjetër përballë Lecces.

Biankonerët janë një pikë përpara Rosonerëve ndërsa luajnë kundër Cagliarit. Në të njëjtën kohë edhe Milan luan derbin kundër Interit, ndërsa Allegri i ka këshilluar djelmoshat e tij që të mos tensionohen shumë para derbit.

“Nuk ka nevojë për nivele të tepruara të tensioneve, sepse ekipi i vetëm që mund të humb diçka është Juventusi” deklaroi Allegri.

“Ne duhet të luajmë me entuziazëm dhe kurajo duke e ditur që kemi aftësi për të fituar, pastaj do të shohim seçfarë bënë ekipi tjetër.”