EDITORIAL: Po të ishte Pirlo ende në Milan, Juventusi nuk do të bëhej kampion

 

Ish lojtari i AC Milan u rikthye kundër skuadrës së tij, kurse vendimi për të liruar atë iu kushtoj me humbjen e Scudettos

Ish trajneri Marcello Lippi e ka përshkruar atë si një “Lider i heshtur”, ende më shumë që kur ka veshur fanellën bardhë e zi. Në fushë ai ka folur me këmbët e tij, në zhveshtore gjithashtu, me familjen dhe shokët e tij mbrapa televizioneve. Ai ishte i pari që qeshte dhe bënte humor sa do që gjërat ishin serioze apo edhe veprimet që iu deshën ti ndërmarrë në fushë.

Së bashku me Xavi e Barcelonës, Pirlo është një nga mesfushorët më të mirë të dekadës dhe ai ishte konsideruar si njeriu i duhur për ruajtur balancën dhe në mënyrë magjike për të injektuar gjërat nga në fushë që kur Carlo Ancelotti patë vendosur për të.

Përderisa Ancelotti pa se çfarë ndryshime ka bërë ai në AC Milan, ndoshta Massimiliano Allegri nuk e ka parë në këtë mënyrë, por Antonio Conte shkoi aq larg për të vendosur në formacionin e tij të preferuar 4-2-4 vetëm për ti dhënë atij tërë hapësirën në mesfushë dhe lirishtë mund të themi se i funksionojë perfektë.

Ish mesfushori i Brescia la me një anë lëndimet dhe mosmarrëveshjet në vitin e tij të fundit në San Siro, dhe u bë lojtari kryesor i që e rishkruajti historinë e Juventusit. Ai kontribuoi me shumë asistime që rezultuan gjithmonë me gola, por mbi të gjitha ai përformancat e tij tek Zonja e Vjetër treguan që ai është një lojtarë shumë me rëndësi.

Posedimi i tij në lojë është aq i veçantë sa që pasimet e tij janë sikur të vjedhësh Mona Lisa nga Louvre. Piktura e më e çmuar e Leonardo Da Vincit ishte marrë vetëm në një rast në vitin 1991, dhe Pirlo është shfaqur shumë më shumë. I vendosshëm në mesfushë me pasimet e tij të veçanta, vendim marrës dhe inteligjent në lëvizjet e tij.

Gianlugi Buffon është një nga portierët më të mirë në Serie A këtë sezon, por shumë nga këtë të mira iu takojnë edhe treshes në mesfushë Vidal, Pirlo dhe Claudio Marchisio. Këta tre burra kanë qenë shtylla e skuadrës në mesfushë duke ruajtur çlodhjen dhe posedimin e herë herë sipas nevojës edhe mbrojtjen.

Lideri i heshtur ishte kampion i heshtur gjatë tërë sezonit, pa asnjë fjalë edhe atëherë kur ai u largua nga Milani që kishte fituar 10 tituj për 10 vite. Ishte një kampanjë e vështirë në 2010-11 dhe miliona tifoz të Rossonerve që e kishin dashur aq shumë atë, thellë në zemrën e tyre e kishin të ditur që kishte marrë fund gjithçka.

Allegri preferoj të marr Mark van Bommel në mesfushë dhe lejojë që Pirlo të largohet. Shumë prej tyre e panë këtë si një gabim të madh tash edhe kur ju kushtoi edhe me Scudetto.

Me Pirlo në skuadër, Milani i Ancelottit kishte luajtur futbollin më të mirë në Evropë, por kur ai ndërroj të kuqtë me të bardhë Juventusi përfitoi shumë nga ai që thjeshtë nuk ishte vetëm rastësi.

Por një gjë është e pakundërshtueshme: Nëse Pirlo do të ishte ende në Milan, Juventusi nuk do të bëhej kampion i Italisë.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento