Home » Futboll »

Llorente: Athletic duhët të përsërisë lojën e Old Trafford

 

Fernando Llorente beson se Athletic Bilbao duhet të mposht Atletico Madrid të Mërkurën në finalen e Ligës së Evropës

Klubi Baskë ka bërë një paraqitje impresive duke mposhtur ekipe si Manchester United, Schalke dhe Sporting Lisbon për të arritur në finale, ndërsa Llorente është i mendimit se ato rezultate do të kenë rendësi nëse ata mposhtin Atletico Madridin në Bukuresht.

“Ne kemi pasur një sezon të shkëlqyer në Evropë, dhe kjo na bënë që të përkushtohemi edhe më shumë për të fituar finalen” ka thënë Llorente.

“Nëse nuk fitojmë në finale, atëherë fitorja e pabesueshme në Old Trafford do të mbahet mend vetëm si një natë pozitive në garat Evropiane, por ne nuk duam që të dështojmë në Bukuresht” shtoi Llorente.

Me ardhjen e trajnerit Argjentinas Marcelo Bielsa në verën e kaluar që ribashkoi skuadrën Baske dhe Llorente shpejt u njohë si një nga sulmuesit e të ardhmes.

“Një vit më parë, askush nuk do të kishte besuar se ne mundemi të kemi kaq sukses në këtë sezon. Ne tani duhet të përqendrohemi dhe të përfundojmë sezonin sa më lartë”.

“Ne e njohim Atletico Madridin shumë mirë. Ata kanë ndryshuar shumë që nga ardhja e Simeon. Unë nuk e di se si e ka bërë ai këtë, por ai ka bërë punë të shkëlqyer. Ata kanë qenë shumë impresivë në garat Evropiane” përfundoi Llorente.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento