Home » Boks »

Në turneun ‘Mostar 2012′ mori pjesë edhe Kosova

 


Në turneun e boksit ‘Mostar 2012′ pjesëmarrës ishin boksirët nga Bosnja, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kroacia dhe Hungaria. Edhe pse ishte e ftuar edhe Serbia, ajo nuk mori pjesë.

Turneu u karakterizua me gabime të shumta nga ana e gjyqtarëve, por kishte boks cilësor, ku në fund dominues ishin boksierët nga Hungaria.

Në fund të turneut u ndanë edhe çmimet për më të mirët.

Juria profesionale në të cilën ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Federatës sonë, Mehmet Bugujevci, me plot të drejtë shpalli boksierin më të mirë, hungarezin Erik Horvat.

Epiteti i boksierit më perspektiv i takoi boshnjakut Senad Karic.

Çifti më luftarak ishte Shkelqim Beqaj i Shqipërisë dhe Marin Mindolvic nga Kroacia, ndërsa tekniku më i mirë u shpall hungarezi Edvard Bango.

Me medalje të bronztë u stolis boksieri nga Kosova, Armend Xhoxhaj.

Përshtypje shumë të mirë lanë edhe boksierët nga Shqipëria, të cilët u stolisën me dy medalje të arta dhe një të argjendtë.

Gjyqtari më i mirë i turneut u shpall Latif Demolli nga Kosova, i cili ishte pa konkurrencë.

 

 
Në turneun ‘Mostar 2012′ mori pjesë edhe Kosova  

Artikuj Tjerë

  • No Related Posts

Autori

 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento