SPECIALE: Cili është Lojtari i Vitit te AC Milan?

 


SportShqip.com nominon tre lojtarët më të mirë te AC MILAN për edicionin 2011/2012 dhe në fund deklaron fituesin. Edhe ju mund ta shprehni mendimin tuaj te hapësira për komente.

Nuk mund të themi që AC Milan ishte në formën më të mirë këtë edicion por edhe pse e kanë humbur titullin në dobi të Juventusit, Rosonerët mund të krenohen që ishin pjesë e një ndër garave më interesante për Scudetto viteve të fundit.
Skuadra e Massimiliano Allegrit problemin kryesor gjatë edicionit 2011/12 e kishte lëndimin e lojtarëve kyç, siç janë Kevin-Prince Boateng, Thiago Silva, Alessandro Nesta, pastaj Antonio Cassano e Gennaro Gattuso që munguan në pjesën më të madhe të edicionit.
Në fund sa i përket lëndimit të lojtarëve, vetëm të përmendim Alexandre Pato, një ndër lojtarët më të rëndësishëm të AC Milan i cili mungoi pothuajse tërë edicionin.

Portali SportShqip.com në renditje analfabetike nominon tre kandidatët për Lojtar të Vitit te AC Milan, e më pas edhe shpallë lojtarin fitues.


Antonio Nocerino padyshim është zbulimi kryesor i Milanit këtë edicion. Napolitani i cili arriti te Rosonerët për një shumë që raportohet të ishte rreth 1 milion euro, me paraqitjet e tij mahnitëse arriti të okupoj një vend në mesfushë duke u treguar madje një nga performuesit më të mirë në kampin kuqezi.
I duartrokitur nga të gjithë, Nocerino ka shënuar 11 gola gjatë sezonit, por ai ishte një motor i pandalshëm në mesfushë, kontributi i tij pa top ishte i jashtëzakonshëm.
Paraqitjet e tij dinamike në një masë të madhe minimizuan mungesën e Kevin-Prince Boateng. Për këtë arsye Nocerino meriton të vlerësohet si blerja e vitit në Serie A.

Statistika të Antonio Nocerino: (Ndeshje të zhvilluara=48, Gola të shënuar=11, Asistime=3).


Edhe pse nuk ishte një ndër edicionet e tij më të mirë, Thiago Silva megjithatë ka menaxhuar situatën që të vazhdoj të cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, nëse jo më i miri.
Mbrojtësi brazilian kishte shënuar një gol që i dha barazimin në Camp Nou rosonerëve përballë Barcelones në fazën e grupeve,por mungoi në dy sfidat çerekfinale ndaj skuadrës katalanase shkaku i lëndimit.
Massimiliano Allegri edhe sot vazhdon të kritikohet që e futi në lojë kundër Romes, duke e rrezikuar atë.
Edhe pse pothujse janë dy muaj që ai nuk luan, është e pamundur të mos futet në treshen më të mirë rosonere, për kontributin që ka dhënë deri në momentin e lëndimit.

Statistika të Thiago Silva: (Ndeshje të zhvilluara=35, Gola të shënuar=3).


Edhe njëherë tjetër është e lehtë të përshkruhet edicioni i Zlatan Ibrahimovic në vetëm një fjalë: I Jashtëzakonshëm.
Sulmuesi suedez edhe njëherë tjetër ka treguar talentin e tij të jashtëzakonshëm që e ka, edhe pse në fund ky sezon do të jetë i pari për të pas shumë vitesh që nuk kurorëzohet me titull kampion.
Megjithatë, Ibra ka dhënë më të mirën nga vetja duke shënuar 35 gola-shumica nga ata vendimtar për klubin. Me Boateng dhe Cassano të lënduar, Ibrahimovic ishte alfa dhe omega e sulmit rosonerë ku gjithçka varej nga ai.
Ibrahimovic ishte në formë të mirë edhe në Europë duke shënuar pesë gola, ndërsa ishte kreator i golit të Nocerinos në përballje me Barcelonen.

Statistika të Zlatan Ibrahimovic: (Ndeshje të zhvilluara=42, Gola të shënuar=35, Asistime=10).


I përzgjedhuri i SportShqip.com ‘Lojtari i Vitit te AC Milan’ është Zlatan IBRAHIMOVIC.

Lojtari i Vitit te AC Milan?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...