Home » Futboll »

Falcao i jep Atleticos fitoren në Europa Ligë

 

Atletico Madrid është fituese e trofeut të Europa Ligë pasi mposhti në finale Athletic Bilbaon me rezultat bindës 3-0.

Hero i takimit në finalen e zhvilluar në Bukuresht ishte sulmuesi i Atletico Madrid, Radamel Falcao, i cili shënoi dy gola.

Falcao pas shtatë minutash lojë me një supergol të shënuar kalon në epërsi të besuarit e Diego Simeone, ndërsa i njejti lojtar në minutën e 34-të dyfishon epërsinë e Atleticos në 2-0.

Në vazhdim të takimit ishte Athletic Bilbao e cila sulmonte pandërprerë por edhe pse arriti të krijonte shumë raste, nuk e gjeti rrugën e golit.
E kur nuk shënon pëson…
Në minutën e 84-të braziliani Diego pas nje depërtimi vetjak shënon gol, duke vendosur rezultatin final Atletico Madrid 3-0 Athletic Bilbao.

Atletico Madrid është fitues i trofeut të Europa Ligë, ndërsa Bilbao nëse dëshiron trofe tani duhet të mendoj për finalen e Kupës së Mbretit ku do të takohen me Barçen.