Home » Futboll »

Incidenti në ndeshjen Granada- Real Madrid, i kushtoi me tre muaj suspendim Dani Benitez

 

Spanjolli që në ndeshjen kundër Real Madrid u pa duke e gjuajtur me shishe gjyqtarin Clos Gomes, por federata e futbollit Spanjoll për këtë skenë të tmerrshme ka suspenduar atë me tre muaj

Autogoli i David Cortes që i dhuroi fitoren Real Madrid 2-1, ku në fund të ndeshjes që të dy Moises Hurtado dhe Guilherme Siquera u skuqën për shkak të protestës pasi që gjyqtari dha fishkëllimën e fundit, ku gjatë kësaj proteste Dani Benitez gjuajti me shishe në fytyrë gjyqtarin Clos Gomez, ku më vonë në konferencë për shtyp kërkoi falje për këtë sjellje të tij.

25-vjeqari që është marrë huazim nga Udinese, është dënuar me tre muaj mos lojë që ka hyrë në fuqi menjëherë, që donë të thotë se ai nuk do të mund të  luaj as në takimin vendimtarë të Dielën kundër Rayo Vallecano.

Dënimin do ta vuaj edhe për gjatë sezonit të ardhshëm, ku Benitez do të mungoi deri ka mesi i Nëntorit ku ai nuk do të mund të luaj për 15 ndeshje radhazi për klubin.

Granada që gjendet vetëm dy pikë larg zonës së largimit në vendin 15-të të Primera Division dhe atyre iu duhet pa tjetër që të fitojnë takimin kundër Rayo Vallecano për të siguruar mbetjen e tyre në ligë.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento