Marotta: Van Persie është një ndër lojtarët më të kompletuar!

Drejtori i Juventusit, Beppe Marotta, ka pranuar admirimin që ka për sulmuesin e Arsenalit, duke e përshkruar holandezin si ‘një ndër lojtarët më të kompletuar’.
Van Persie ka vetëm edhe një vit kontratë me Arsenalin dhe është lidhur me një numër skuadrash europiane duke përfshirë këtu edhe Biankonerët, me lajmet që vijnë nga Italia që raportojnë se sulmuesi holandez është synimi kryesor i Antonio Contes gjatë afatit kalimtar të verës.
“Ai është një ndër lojtarët më të kompletuar por ka edhe një vit kontratë me Arsenalin kështu që unë vetëm mund të shpreh mendimin që kam për cilësitë e tij” ka deklaruar Marotta për Sky Sport Italia.
“Nuk dua të dukem sikur po emëroj objektiva, sepse kjo nuk do të ishte e mirë për lojtarët dhe klubet e tyre. Opcioni që kemi rreth blerjes së Boriellos mbaron më 20 Qershor, kështu që kemi ende kohë për të diksutuar gjërat” përfundoi ai.

