Home » Futboll »

Pappis Cisse: Ëndërroj Real Madridin

 



Ylli i Newcastle United, Pappis Cisse, ka zbuluar ëndrrën e tij që në një të ardhme të luaj për ndonjë klub të madh europian me Real Madridin që është zgjedhja e tij e preferuar.

26-vjeçari është në një super formë te Newcastle duke shënuar 13 gola në po aq paraqitje për klubin e Alan Pardew.

Megjithatë edhe pse arriti në Angli në muajin Janar për një shumë prej 13 milion euro nga Freiburg, Cisse ka shprehur dëshirën e tij që të luaj për një klub të madh në të ardhmen.

“Qëllimi im në një periudhë afatgjate është të luaj për një top-klub sepse dua ta fitoj Ligën e Kampionëve. Unë jam i dashuruar me Real Madridin që kur isha fëmijë. Ëndërroj që një ditë të veshi fanellën e klubit mbretëror” deklaroi Cisse për The Sun.

“Por momentalisht jam i lumtur te Newcastle. Jemi një klub i madh edhe ne, edhe pse jo sikur United, Chelsea apo City” përfundoi Cisse.