Home » Futboll »

Raiola përsërit se Zlatan Ibrahimoviç nuk largohet nga Milani

 

Zlatan Ibrahimovic nuk planifikon të largohet nga Milani në afatin e ardhshëm kalimtar – ka deklaruara agjenti Mino Raiola.

Po flitet për një pasiguri rreth të ardhmes së suedezit, ndërkohë që mediat italiane kanë raportuar për një takim mes Adriano Gallianit dhe Ibras, me ç’rast shefi ekzekutiv e ka siguruar lojtarin për përforcimin e skuadrës.

Zlatani ka thënë edhe në të kaluarën se dëshiron ta përfundojë kontratën në San Siro, mirëpo ka kërkuar nga klubi që ta sigurojë se do të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin e ardhshëm në seria A

“Plani i tij është të qëndrojë te Milani.” / Sportshqip.com

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento