SPECIALE: Cili është Lojtari i Vitit te Juventus?

 


SportShqip.com nominon tre lojtarët më të mirë te Juventus për edicionin 2011/2012 dhe në fund deklaron fituesin. Edhe ju mund ta shprehni mendimin tuaj te hapësira për komente.

Me një trajner të ri, drejtuesit e Juventusit po kërkonin suksese të reja në edicionin 2011/12, madje ata kishin ndërtuar edhe një stadium të ri. E progresi që ata kërkonin u pa që nga dita e parë e fazës përgatitore.
Me përparësinë që kishin ndaj kundërshtarëve pasi që nuk ishin të impenjuar në garat europiane, Antonio Conte ndërtoi besimin te lojtarët që ky mund të ishte viti i Juventusit. E ëndrra për titullin e 28-të dukej më e arritshme pas çdo xhiro që kalonte.
Në fund, Biankonerët një xhiro pa përfunduar kampionati në Seria A, ata u shpallën kampion, madje në 37 xhiro të zhvilluara ata nuk kanë pësuar asnjë humbje.
Shtuar kësaj edhe suksesin në Kupën e Italisë ku janë kualifikuar në finale ku do të përballen me Napolin, atëherë nuk ka asnjë kundërshtim nga askush-Ky ishte viti i Juventusit.

Portali SportShqip.com në renditje analfabetike nominon tre kandidatët për Lojtar të Vitit te Juventusi, e më pas edhe shpallë lojtarin fitues.


Me Biankonerët që kanë pësuar vetëm 19 gola gjatë tërë kampanjës në Serie A ku vazhdojnë të mbeten të pamposhtur, meritat më të mëdha në repartin e mbrojtjes shkojnë për Andrea Bargzali. Edhe pse Leonardo Bonucci ka bërë progres dhe Girgio Chiellini ka regjistruar paraqitje të mira, Bargzali padyshim ishte mur i pathyer në mbrojtjen e skuadrës së Antonio Contes.
Me 37 paraqitje në të gjitha garat mbrojtësi 31-vjeçar humbi disa ndeshje vetëm pas u lëndua në përballjen me Chievon, titulli i parë për të në Serie A është plotësisht i merituar. Kontrata e tij përfundon verën tjetër, por drejtuesit e Juves tashmë janë në bisedime për ta rinovuar atë.

Statistika të Andrea Bargzali: (Ndeshje të zhvilluara=37, Gola të shënuar=0, Asistie=1).


365 ditë pasi që fitoi titullin me AC Milan, Andrea Pirlo përsëri ishte protagonist në fitoren e një tjetër titulli në Serie A, kësaj radhe me Juventusin. Me pak fjalë e me shumë punë, ai ka transformuar një ekip që deri vitin e kaluar e kishte të vështirë të bënte dy pasime së bashku.
Me 13 asistime, Pirlo është lojtari që bashkëlojtarët duhet ta falënderojnë më së shumti për titullin e 28-të në histori të klubit. Ai kishte nevojë për shumë pak kohë për ta bindur Antonio Conten të heq dorë nga formacioni 4-2-4 për tu përshtatur me karakteristikat e tij, duke e drejtuar lojën e ekipit në një formacion të rreshtuar shumicën e ndeshjeve në 3-5-2, e nganjëherë në 4-3-3. Këtë Pirlo e ka bërë me gjakëftohësi, ku ishte i pakalueshëm për kundërshtarët, në të njëjtën kohë të gjitha sulmet e Biankonerëve fillonin pikërisht nga ai.

Statistika të Andrea Pirlo: (Ndeshje të zhvilluara=39, Gola të shënuar=3, Asistime=13).


Juventus ishte në kërkim të Gokhan Inler verën e kaluar, por ai zgjodhi Napolin para zonjës së vjetër. Si rrjedhojë, Biankonerët transferuan Arturo Vidal, që doli të ishte një blerje e qëlluar.
Vidal me punën dhe sakrifiën e tij u kthye të ishte në një pikë referuese për mesfushën juventine dhe së bashku me Pirlon ishin shtyllat kryesore të Biankonerëve.
Me paraqitjet e tij ai tregoi arsyen pse Bayern Munich ishte gati të hargjonte plotë 20 milion euro verën e kaluar për kilianin.
Megjithatë tifozët e Juves duhet të jenë të lumtur që Bayer Leverkusen vendosi ta shiste Vidalin te Juve për gjysmën e shifrës që kishte ofruar Bayerni, vetëm që mos të forcoheshin kundrështarët bavarez.

Statistika të Arturo Vidal: (Ndeshje të zhvilluara=34, Gola të shënuar=7, Asistime=3).


I përzgjedhuri i SportShqip.com ‘Lojtari i Vitit te Juventus’ është Andrea PIRLO.

Lojtari i Vitit te Juventus?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...