Vidal: Nuk po mendoj për Real Madridin!
Reprezentuesi kilian edhe njëherë ka deklaruar që ai është i lumtur në Torino, ndërsa ka shtuar që nuk po mendon rreth një kalimi në Bernabeu gjatë verës.
Zonja e Vjetër ditë më parë ka zbuluar që Real Madridi është interesuar për shërbimet e mesfushorit, ndërsa kanë deklaruar që ata nuk kanë asnjë qëllim për shitjen e tij.
Tani edhe Vidal e ka bërë të qartë që nuk është duke menduar për ndonjë klub tjetër duke thënë që është shumë i lumtur te Biankonerët.
“Unë jam shumë i lumtur me gjithçka këtu. Unë jam pjesë e një ekipi të madh siç është Juventusi. Unë nuk po mendoj rreth Real Madridit. Unë tanimë jam kampion i Italisë dhe synimi im i ardhshëm është fitorja në Kupën e Italisë” deklaroi Vidal.


