Home » Futboll »

Zyrtare: Bakaye Traore nënshkruan me AC Milan!

 

Skuadra franceze Nancy, përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar që Bakaye Traore do të bashkohet me AC Milan gjatë verës.

Reprezentuesi i Malit ka nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Rosonerët. Traore në Milan kalon si transfer i lirë, pasi kontrata e tij me klubin francez i skadon në muajin Qershor.

Traore tashmë ka zbuluar të Martën që ai do të luaj për gjigantin italian që nga edicioni i ardhshëm.