Home » Futboll »

Bielsa pranon fajin për humbjen në finale

 



Trajneri i Athletic Bilbao, Marcelo Bielsa, ka marrë përgjegjësinë e plot për paraqitjen zhgënjyese të skuadrës së tij në humbjen 3-0 nga Atletico Madrid në finale të Europa Ligë.

Baskët finalen e arritën duke mposhtur ekipe të mëdha si Manchester United apo Schalke, ndërsa u dalluan me një lojë të bukur që është shumë e ngjajshme me atë të Barcelones.

“Jam i zhgënjyer në pafundësi. Nuk luajtëm mirë. Ne luajtëm në mënyrën që Atletico dëshironte, duke u lënë shumë hapësira atyre. Sigurisht, unë jam përgjegjës për mënyrën se si luajti ekipi im dhe për mos arritjen e qëllimeve tona” ka thënë Bielsa për Uefa.com

“Kundërshtari ynë e meritoi të ishte fitues. Ata bënë diferencën” përfundoi Bielsa.