Zinedin Zidane inkurajon futbollistët Shqiptarë!
Zidane: Shqiptarët janë talentë të mëdhenj
Legjenda franceze e futbollit, Zinedine Zidane, mendon se shqiptarët kanë talent të madh futbollistik, por kushtet e limituara kanë bërë që emrat nga vendi jonë të jenë të paktë. Zidane i ka dhënë shpresë futbollistëve Shqiptarë që të mos ndalen, duke i inkurajuar për të vazhduar rrugën drejt ëndrrave të tyre.“Mendoj se perspektiva e një sporti, sado që të jesh i aftë e i shkathët, varet edhe nga kushtet dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i atij vendi. Fatkeqësisht në Shqipëri, këto kushte ende mungojnë. Kjo bën që të mos kemi një sport apo futboll të mirëfilltë, përkundër talenteve dhe shkathtësive të të rinjve shqiptarë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë


