Home » Futboll »

Leonardo konfirmon interesimin e PSG-së për Higuain!

 

Drejtori i PSG-së ka insistuar që ata ende nuk janë takuar me reprezentuesin argjentinas por ka shtuar që ai shpreson që mund ta sjellin atë në Parc de Princes.

Leonardo ka mohuar shkrimet e mediave që presidenti i klubit Nasser al Khelaifi është takuar me brazilianin Kaka’ dhe argjentinasin Higuain, por pranoi që ata shpresojnë të nënshkruajnë me këtë të fundit.

“Nasser kurrë nuk është takuar me Kaka apo Higuain. Mediat kanë shkruar sikur të ishin duke e thënë të vërtetën por Nasser apo dikush tjetër nga klubi ynë kurrë nuk janë takuar me lojtarët e lartpërmendur” ka deklaruar Leonardo.

“Sot ne vetëm mund të bëjmë diskutime. Jo vetëm për Higuain por për rreth 15,000 lojtar profesionist. Por nëse Reali vendos të mos e shesë atë, atëherë ai është jashtë tregut. Ai ka një klauzolë prej €150 milion në kontratën e tij. Çfarë të bëjmë ne? Ta paguajmë atë? Jo, faleminderit” përfundoi Leonardo.