Ronaldinho jashtë skuadrës së Brazilit për ‘Londra 2012′!
Ylli i Flamengos, Ronaldinho, është lënë jashtë skuadrës prej 23-lojtarësh të publikuar nga Mano Menezes për Lojërat Olimpike ‘Londra 2012′.
Ronaldinho ishte i përfshirë në listën e gjerë prej 52 lojtarësh që më herët kishte zgjedhur Menezes, por ka dështuar të siguroj një vend në listën përfundimtare.
Për dallim nga ai, ylli i AC Milan Alexandre Pato edhe pse është i lënduar ai është pjesë e kësaj liste.
Lista e plotë e kombëtares braziliane për ‘Londra 2012′:
Portier: Rafael, Neto, Jefferson
Mbrojtës: David Luiz, Thiago Silva, Dani Alves, Juan, Marcelo, Danilo, Bruno Uvini.
Mesfushor: Ganso, Lucas, Sandro, Oscar, Casemiro, Romulo, Guiliano.
Sulmues: Neymar, Alexandre Pato, Hulk, Leandro Damiao, Wellington Nem.


