Zyrtare: Roma konfirmon largimin e Luis Enrique!

Giallorosët kanë zbuluar që ish-reprezentuesi spanjoll do të largohet nga Roma kur të përfundoj edicioni 2011/12.
Drejtori i Romës Franco Baldini ka konfirmuar që Luis Enrique do të largohet nga posti i trajnerit te Roma, pas vetëm një vit qëndrimi në krye të stolit.
Më herët ju kishim informuar që Luis Enrique ishte gati për ta lënë Romën, pasi të Enjten ai u kishte thënë lojtarëve të tij se do të largohej gjatë verës dhe tani Baldini e ka konfirmuar lajmin.
“Ka kohë që e dinim që ai do të largohej. Luis Enrique së pari dëshiroi të njoftonte lojtarët për këtë gjë” ka thënë Baldini për Sky Italia.
“Kemi biseduar gjatë me të pas ndeshjes me Fiorentinen [më 25 Prill] ku ai na tha se qëllimi i tij ishte të largohej.”
“Ne besojmë që ai ka bërë një punë të mirë në klub dhe kjo është arsyeja pse ne i dhamë kohë atij për të marrë një vendim” përfundoi Baldini.

