Home » Futboll »

Parashikim: Manchester City – QPR

 

Skuadra e Mancini ka në dorë fatin e titullit të Premier Ligës, por ish trajneri Mark Hughes do të mundohet që të parandaloj një gjë të tillë për ti shpëtuar largimit nga liga

Pa asnjë suspendim apo lëndim është lajmi që e gëzon trajnerin Roberto Mancini i cili ka tërë skuadrën në dispozicion për takimin që do të ia siguronte titullin e Premier Ligës. Me këtë në mendje, Manchester City priten të jenë të njëjtit në fushë për të tretën herë me radhe, që nga mposhta e Manchester United dhe Newcastle që për fat të mirë dhe i dërgoi shumë afër titullit.

Për QPR Shaun Derry dhe Akos Buzsaky do të përballen me test e fundit të fitnesit, thuhet se Mark Hughes po dëshiron ti rrezikoj që të dy këta lojtarë që të ruaj bilancin në mesfushë për takimin më të vështirë të këtij sezoni. Samba Diakite do të mungoi për shkak të një virusi, kurse Alejandro Faurlin mbetet ende jashtë fushave për shkak lëndimit të ligamenteve. Djibril Cisse, i cili shënoi për fitoren kundër Stoke City, me gjasë kësaj radhe do të jetë në formacionin startues.

A e keni ditur

Manchester City duhet që fitoi apo të rri në hap me Manchester United dhe ti shmanget golë diferencës prej nëntë golave në rast se dëshiron të bëhet kampion i Premier Ligës. Skuadra e Roberto Mancini gjatë këtij sezoni në shtëpinë e vet ka shënuar 17 fitore, barazimi i vetëm është ai i 31 Mars kundër Sunderland 3-3. Vendasit kanë qenë të furishëm në pesë takim e fundit, duke shënuar 15 gola dhe pranuar vetëm një.

QPR ka humbur dhe fituar në dhjetë takimet e fundit, fitorja më e rëndësishme e tyre ishte fitorja e vonuar prej 1-0 kundër Stoke City. Tri pikë do të ishin garantuese edhe barazimi po, atëherë do të varej vetëm nga gol diferenca, por nëse djelmoshat e Mark Hughes humbin dhe Bolton shënon fitore kundër Stoke City atëherë vizitorët do të rikthen në Championship Ligë.

Parashikim: Manchester City 4 – 1 QPR

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento