Home » Futboll »

Parashikim: Sunderland – Manchester United

 

Skuadra e Sir Alex Ferguson shkon në Stadium of Light, duke e ditur së iu duhen tri pikë për të vënë në presion Manchester City në takimin e fundit të këtij sezoni në Premier Ligës

Brenga e vetme e trajnerit të Sunderland Martin O’Neill për takimin e fundit të këtij sezoni, është se ai duhet të pres vetëm disa teste të fitnesit, për të dyshuarit Nicklas Bendtner dhe John O’Shea. Brengat tjera dhe që janë afatgjate janë të lënduarit Wes Brown, Sebastian Larrson dhe Kieran Richardson, që do të mungojnë në takimin e fundit, por edhe pas këtij sezoni.

Për Manchester United, Sir Alex Ferguson është duke u ballafaquar me mungesën e Chris Smalling që këtij të fundit iu deshtë ti nënshtrohet një operecioni kirurgjik dhe që për fat të keq do të mungoi edhe në Euro 2012. Mungesat tjera tek Djajtë e Kuq do të jenë Danny Welbeck, Nemanja Vidic, Michael Owen, Anderson dhe Darren Fletcher që të gjithë duke u trajtuar.

A e keni ditur

Manchester United shkon në takimin e fundit, duke e ditur që edhe fitorja nuk do të jetë e mjaftueshme për të fituar titullin e Premier Ligës, pasi në takim hy me diferencë prej minus tetë golave kundrejt Manchester City. Manchester United sezonin e kaluar kishte fituar titullin me 80 pikë, ndërsa me një fitore të mundshme kundër Sunderland do të shtoi edhe nëntë pikë tjera. Skuadra e Fergusonit si mysafirë gjatë këtij sezoni kanë korrur fitore 12 herë. Manchester United është e pa mposhtur nga Sunderland në 19-të takime.

Sunderland ka mposhtur vetëm njëherë Manchester United dhe atë në vitin 1997 kur klubi ende ishte duke luajtur ne Roker Park. Skuadra e Martin O’Neill nuk dinë për fitore në shtatë takimet e fundit.

Parashikim: Sunderland 1 – 2 Manchester United

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento