Home » Futboll »

‘Ju duhet një shekull për të arritur në nivelin tonë’ thote Alex Ferguson pas humbjes së titullit.

 

City mund të bëj zhurmë sa të dojë. Kjo është çka pritet tha managjeri i Manchester United.

Sir Alex Ferguson ishte mospërfillës pasi Manchester City në mënyrë dramatike morri kurorën e Premier Ligës nga Manchester United, dhe tha: “Ju duhet një shekull për të arritur në nivelin tonë.”

City mund të kënaqet duke thumbuar fqinjët e tyre për fitore të titullit por Fergie thotë se ata kanë një rrugë të gjatë për të bërë për të arritur arritjet e Manchester United.

United ka 19 tituj në krahasim me 3 të tillë që ka City e përveç tjerash edhe 3 kupa të ligës së kampionëve, dhe Ferguson thotë se ju atyre ju duhen edhe 100 vjet për të arritur këto.

“Ata mund të vazhdojnë po aq sa dojnë,” tha Fergusoni.

“Kjo është diçka që e pret secili.

“Por historia e klubit tonë flet për vetën. Ne nuk kemi pse të brengosemi për këtë. Mendoj se kemi histori të pasur, më të mirë se kujtdo tjetër dhe atyre ju duhet një shekull për të arritur në nivelin tonë të historisë.”

Ferguson refuzoj të jetë shumë i dëshpëruar nga suksesi i Manchester Cityt dhe tha se lojtarët e rinj do nxjerrin mësim nga kjo përvojë e hidhur. Ai shtoj se prapë e konsideron arritje për United të arrij 89 pikë duke marr parasysh listën e lëndimeve që kishin.

“Për ne akoma është një sfidë dhe ne jemi të mirë ndaj sfidave,” tha ai.

“Lojtarët e rinj do ta mbajnë mend këtë ditë për shkak se nganjëherë një përvojë e keqe është e mirë për ty”.

“Kur ke një lloj karakteri dhe një qëllim të mirë atëherë nuk duhet të frikohesh nga a ardhmja dhe nuk mendoj se këta djelmosha do të frikohen.

“Kështu janë lojtarët. Është një përvojë që kurrë më parë nuk e kanë provuar. Përvoja është e mirë për ta edhe nëse është e keqe.

“Në fillim të sezonit pata thënë, nëse më kujtohet mirë, se 82 pikë ndoshta do ta fitojnë ligën këtë sezon dhe ja ku jemi 7 pikë më shumë. Por e shihni se nuk ka lidhje kjo sepse e kemi humbur atë.”

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento