Home » Futboll »

Agjenti i Kagawa konfirmon se ka biseduar me Fergusonin

 

Agjenti ka zbuluar se sulmuesi i Borussia Dormund Shinji Kagawa të Martën ka qen në Manchester United dhe ka diskutuar me trajnerin Sir Alex Ferguson

23-vjeqari pritet që të largohet nga Bundesliga këtë verë, dhe drejtori sportiv i Dortmund Michael Zorc ka zbuluar se klienti i tij nuk ka nënshkruar vazhdimin e kontratës së tij e cila i skadon në 2013.

Dhe pasi që raportet e të Martës flasin se ai ka fluturuar për në Manchester, dhe këtë e ka konfirmuar edhe agjenti Thomas Kroth se kanë bisedua me Fergusonin sot gjatë ditës.

Edhe Kagawa dhe Manchester United janë të interesuar për transferim, i ka thënë Kroth Kicker, por reprezentuesi zbuloi se gjithçka mbetet e hapur.

Deri me tani asnjë klub tjetër nuk është lidhur për Kagawa, i cili raportohet se do të marr një ofertë atraktive nga klubi Anglez. Zorc, megjithatë ka konfirmuar se është i gatshëm për të dëgjuar ofertat, dhe me Dortmund që është raportuar se kërkon €15 milion për plejmekerin.

Spekulimet në lidhje me kalimin e Kagawa në Old Trafford përfliten që disa javë, pasi që vetë Ferguson ke për të shikuar Japnin në finalen e Kupës së Gjermanise të Shtunën, që Dormunt e mposhti Bayern Munich.

Kagawa ishte lojtari kryesor që ia fitoi titullin Dortmund këtë sezon, duke shënuar 17 gola 13 asistime në 42 ndeshje në të gjitha garat.

 
 
 

0 Komente

Bëhu i pari që komenton.

 
 

Çka thua ti? Komento